DASH përgëzon Ramën dhe Vuçiç, mbi angazhimet e përbashkëta

Pas Bashkimit Europian edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe atë serb Aleksandar Vuçiç për shkëmbimin e vizitave. – “Ne e mirëpresim angazhimin e përbashkët që këta dy liderë kanë treguar në hapjen e një kapitulli të ri miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve”, lexohet në komunikatën për shtyp të DASH-it.

Vizita, e cilësuar si historike në disa prej mediave të huaja, ishte e para e një kryeministri serb në Shqipëri.  

Të njëjtën përshëndetje të ngrohtë, Departamenti i Shtetit i pati rezervuar edhe ndalesës së kreut të ekzekutivit shqiptar në Beograd mbi 6 muaj më parë, kur po përmes një deklarate në faqen  “online” vlerësonte lart angazhimin e përbashkët të liderëve përsa i takon përafrimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

SHKARKO APP