DASH vlerëson me çmimin “Fytyra të shkëmbimit” gazetarin Lutfi Dervishi, autor i emisionit “Përballë” në RTSH

Gazetari Lutfi Dervishi, autor i emisionit “Përballë” në RTSH u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit me çmimin “Fytyra të shkëmbimit” të Programit të Vizitorit Ndërkombëtar Udhëheqës. Çmimi ju dha nga Ndihmës sekretarja e Shtetit, Marie Royce dhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, në prani të një grupi të veçantë pjesëmarrësish të programit Ndërkombëtar të Lidershipit.
Ndarja e çmimeve bëhet në 80 vjetorin e këtij program të Departamentit të Shtetit, që ka pasur 225 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Nisma #FytyrateShkëmbimit thekson 80 vitet e programit duke u ndalur tek 80 ish pjesmarrës të suksesshëm, jetët dhe punën e tyre dhe ndikimin që programi i shkëmbimit ka patur në komunitetet nëpër botë. Shqipëria u përfaqësua nga Lutfi Dervishi, një nga ekspertët kryesorë të medias në Shqipëri dhe një nga “Fytyra të shkëmbimit” të programit të Lidershipit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?