Dashamir Shehi i bashkohet protestës: Qeveria do t’ju lodhë, kjo është lëvizja më e madhe

Deputeti opozitar, Dashamir Shehu ka dalë nga Kuvendi dhe ka hyrë në mesin e protestuesve që po lëshojnë thirrje në mbrojtje të Teatrit Kombëtar sot.

Duke folur para protestuesve Shehu tha:

“Dashamirës të Teatrit, dashamirës të këtij qyteti. Ne ju falënderojmë për rezistencën që keni bërë, fatkeqësisht debati nuk ka filluar akoma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një strategji e PS-s që të lodheni dhe ju, sepse vapë është. Ne ju falënderojmë që keni ardhur. Kjo është lëvizja më e madhe civile që është bërë në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më sot njerëzit kanë dalë për interesat e tyre, për rrogat, por për herë të parë po dalin për artin kulturën qytetin, urbanistikën, që në mendjen e shqiptarit kanë qenë të largëta deri dje, ndaj ne ju falënderojmë për kontributin që keni bërë.

Do të mbahet mend gjatë kjo që keni bërë. Ata do bëjnë ç’të munden për paratë e veta ne do të bëjmë ç’të mundim për idealin dhe lirinë”- deklaroi Dashamir Shehu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?