Dashamir Shehi: Kavaja s’e ka luksin të jetë azil pleqsh, unë jam nipi juaj

Kryetari i Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi njëherësh edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, po vijon me fushatën elektorale. Sot ai ka shkuar në Kavajë, ku edhe ka zhvilluar një takim me qytetarët. Në postimin e bërë prej tij në facebook, Shehi shkruan se ka detyrim si politikan por edhe si nip i kësaj zonë që të përcjellë në Kuvend shqetësimet e tyre madhore.

”Sot pata disa takime entuziaste në Kavajë me qytetarë që nuk kanë nevojë për leksione demokracie, pasi janë injektorët e demokracisë në vend. Kujtuam me nostalgji protestën parë antikomuniste në 26 marsin e vitit të largët 1990, ku në stadiumin “Besa” të Kavajës, gjatë ndeshjes me Partizanin djemtë e këtij qyteti qenë të parët që bënë thirrje për demokraci.

Ata u përballën me ndëshkimin më të egër të diktaturës, e cila e përgjaku këtë revoltë, por asgjë nuk e përkul shpirtin e lirë e fisnik të qytetarëve të Kavajës. Ekonomia ishte kryefjalë e takimit tonë, ndërsa hemorragjia e largimit të trurit dhe rinisë ka prekur edhe Kavajën.

Më 25 prill Kavaja do t’i bashkohet marshit të fitores, pasi Kavaja nuk e ka luksin të jetë një azil pleqsh, por do jetë kryeqendra e investimeve në turizëm. Kam detyrimin si politikan por edhe si nip i kësaj treve që të ngre në parlament zërin për shqetësimet e tyre madhore”,-shkruan Shehi.

SHKARKO APP