Dashamir Shehi: Kemi shumë pak shanse para një kundërshtari si PS dhe Edi Rama

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur mbi nismën e partive të vogla për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke mbledhur firmat e 31 deputetëve për referendum. Për të kjo është një nismë e domosdoshme, si e vetmja rrugë për të mposhtur një kundërshtar si Partia Socialiste dhe Edi Rama.

Z. Shehi keni siguruar 31 nga 28 firmat e domosdoshme për nismën tuaj. A ishte e vështirë për t’i bindur kolegët?

Dhe shumë e vështirë nuk ka qenë, por ka njerëz që për hir të paragjykimeve, ndikimeve, interesave të disa rrymave që ka sot opozita, ka njerëz që kanë hezituar, jo ne e mendojmë ndryshe, jo kjo nuk ka shumë shpresë. Është e vërtetë që është një iniciativë që nuk është bërë ndonjëherë që të shkohet në referendum.

E vërteta më e madhe është kjo, që në qoftë se ne nuk ndryshojmë sistemin zgjedhor, kemi shumë pak shanse përpara një kundërshtari si Partia Socialiste dhe Edi Rama.

SHKARKO APP