Dashamir Shehi kundër protestave: Bëhemi qesharakë, shteti nuk po bie se po fut Salianjin në burg
Kryetari i LZHK-së, deputeti opozitar Dashamir Shehi nuk do ti bashkohet aksionit të PD-së për Ervin Salianjin, që u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Për të nëse do të mbahen këto protesta, do të bëhen qesharakë, dhe se për të, opozita duhet të ngrihet për gjëra më të mëdha.
”Opozita duhet të ngrihet në këmbë, dhe të ngrejë popullin në këmbë për rinisë që po ikën, pensionet mizerie, çështjet tona kombëtare, për shtetin që po bie. Se shteti nuk po bie se po fut Salianjin në burg, por para dy javësh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Tani do presim Venecian. Atë ditë opozita duhej të thoshte, po rrëzohet shtetit. Shteti nuk po rrëzohet se po arrestohet Salianji. Ne jemi gati për protestë, për demonstrate për hallet e mëdha që ka vendi, krimi i organizuar, korrupsioni qeveritar, fukarallëku i pensionistëve, rrogat e vogla. Për të mbrojtur të drejtat e liritë tonë po. Se do na bëjë qesharake situatën opozitare pastaj. Se na u dënu një koleg për një vit, kjo do e lodhë shqiptarin, opozitarin, kauzat e mëdha.
Jemi për demonstratë sikurse kemi marrë pjesë për 30 e ca vite me radhë dhe do marrim, por deri te Berisha shkon kjo punë se është personazh historik me të mirat e të këqijat e veta, por për çdo deputet që mund të ketë bërë dhe ai zullumet e veta, i humbim seriozitetin opozitës”, tha ai.