Dashamir Shehi: Rama ka marrë pozicionin e sulltanit, jo kryeministrit
Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi thotë se kryeministri Edi Rama ka marrë pozicionin e sulltanit dhe jo të kryeministrit pasi po merr të gjithë institucionet nën kontroll.
“Zoti Rama ka, marrë pozicionin e liderit, sulltanit quaje si të duash. Nuk është kryeministër. Kryeministri ka një hapsirë të caktuar, por ky i ka marrë të gjitha institucionet nën kontroll. Kjo lloj qeverie është bërë një ndërmarrje”,-tha Shehi.
Dashi foli edhe për situatën në të cilën ndodhet opozita, ku u shpreh se në këtë pikë ku jemi vendi jonë nuk ka më nevojë për rotacion, por për një ndryshim real.