Dashmir Shehi: Belind Këlliçi të dalë përtej Berishës, nëse do të fitojë në Tiranë
Dashamir Shehi është shprehur se do të garonte për Bashkinë e Tiranës, me besimin se gëzon mbështetjen dhe simpatinë e kryeqytetasve. Mirëpo në këto kushte ku palët janë në pole diametralisht të kundërta, kreu i LZHK, tha se as nuk e mendon një gjë të tillë.
Për të, kandidati Belind Këlliçi duhet të dalë përtej Sali Berishës dhe grupit të tij, për të shkuar drejt fitores, përballë Erion Veliajt.
”Është ushtar i Foltores, apo për të qenë më tepër. Mendoj se është më shumë, këtu del 3 herë në ditë Berisha në TV, nëse do hymë në zgjedhje me Tiranën, duhet të dal Këllici në TV, duhet të dalë përtej partisë së vet, nëse do të marrë Tiranën”, tha ai.