Dasho: Shqipëria në 5 vendet me vdekshmëri më të lartë nga Covid-19

Mjeku Erion Dasho, thotë se krahasuar me rajonin Shqipëria renditet e dyta në lidhje me vdekshmërinë nga Covid-19. Dasho u shpreh se vendi ynë renditet në 5 vendet e para në Evropë për vdekshmërinë.

”Nëse krahasojmë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi situata paraqitet në nivele të ngjashme. Edhe në raport me rastet e reja, Shqipëria renditet më poshtë se to. Në raport me Vdekshmërinë Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedoninë. Shqipëria ka një vdekshmëri 1.4 raste për milionë banorë. Kjo e rëndit Shqipërinë në 5 vendet me vdekshmëri më të lartë në të gjithë rajonin Evropian. Kjo situatë flet për një përkeqësim të situatës epidimiologjike dhe një vdekshmëri të lartë”,-tha në ”Ora News”.

Nga ana tjetër, ai shtoi se personeli mjekësor nuk është trajnuar me protokollet dhe se është kaluar në vileve nga spitalet në qytete te spitalet e Covid.

”Ministria e shëndetësisë përmend prej kohësh protokollet, por çështja është që personali nuk është trajnuar. Nuk ka vlerë një protokoll nëse personeli nuk trajnohet për zbatimin e tij. Ne jemi duke ofruar vetëm dy modaliteti, në familje dhe në 2 spitalet Covid. Spitali Covid-1 pre nga 6 qarqe dhe spitali Covid-2 nga 6 të tjerë. Kjo është e gabuar se midis familjes ka dy nivele të tjera; spitali bashkiak dhe rajonal. Në asnjë vend të botës nuk njihet një kalim i këtyre niveleve, sepse kushtëzohet spitali fundor. Po ashtu krijohet vështirësia e largësisë në këto spitale, prandaj shumë e mbajnë pacientin në shtëpi duke u rrezikuar jetën pacientëve”.

SHKARKO APP