Dashuri vrastare, autori baba i një djali 1-vjeç. La gruan për Xhuljetën

Pak nga pak zbardhet historia e një dashuri që përfundoi tragjikisht. 31-vjeçari, Xhafer Mata, pronar i një servisi makinash kishte vetëm dy muaj që ishte divorcuar.

Xhuljana Çuni, e cila u vra mëngjesin e sotëm në zonën e ”Don Boskos” nga 31-vjeçari, kishte një lidhje me të. Gjithashtu mësohet se 31-vjeçari ka qenë i martuar, dhe se divorci me bashkëshorten erdhi pikërisht për shkak të 19-vjecares.

Lidhja e tyre nuk ka zgjatur më shumë se 6 muaj, dhe e reja kishte kërkuar ndarjen. E duket se këtë ndarje, i riu nuk e ka pranuar sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fqinjët e së ndjerës, tregojnë se ajo punonte në një market pranë zonës ku ndodhi ngjarja, ku edhe është njohur me të riun nga Kukësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se djalin 1-vjeçar e kishte në kujdestari i riu, i cili sot e kishte lënë të fqinjët dhe u kishte kërkuar ta mbanin disa orë pasi atij i duhet të largohej se kishte një punë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?