Dashuria e befasishme e Salvinit për Shqipërinë

Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar botën edhe nga mendimet. ”Një votë më shumë për Lega (parti politike në Itali), një shqiptar më pak në Milano”,-ka qenë një nga sloganet e partisë në kohën kur Matteo Salvini nuk e fshehu racizmin, po i njëjti Salvini që së fundmi zbuloi një dashuri të befasishme për Shqipërinë. Videoja e kryeministrit Edi Rama që fliste për popullin italian dhe ndihmën e Shqipërisë ndaj Italisë përmes ekipit të mjekëve dhe infermierëve, mori goxha vëmendje ndërkombëtare.

Ish-ministri i Brendshëm italian gjithashtu shprehu mirënjohje për shqiptarët, aq sa u tha njerëzve se kishte telefonuar Ramën për ta falenderuar. Nisur nga postimet e hershme në Twitter, deri para pak kohësh nuk dukej sikur kishte ndonjë adhurim për Shqipërinë, madje ka “protestuar” kundër Bashkimit Europian dhe faktit që i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në BE.

Salvini ka mbajur një qëndrim dhe politikë strikte kundrejt emigrantëve duke u shprehur se nga portet e hapura (ku bëhet fjalë për klandestinët) vendit i vjen vetëm e keqja. Të njëjtin qëndrim, Salvini ka pasur edhe ndaj emigrantëve shqiptarë, që i ka quajtur “kriminelë”, ndonëse më pas ka sqaruar se “është abuzuar me përgjithësimin”, sepse u referohej vetëm personave të përfshirë në veprimtari kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?