Dasma e gocave që trazoi Tiranën

Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini është lajmi që trazoi Tiranën. Të veshura me fustane nuserie, ato kurorëzuan dashurinë në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit, celebrim që ndodh për herë të parë në bashki. Kurorëzimi i tyre u bë nga dy pastorë britanikë, si një lëvizje simbolike për të promovuar të drejtat e LGBT+.

Në ceremoni ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro. Alba tha se ende nuk kanë një përgjigje nga gjendja Civile, kjo pse pritshmëritë i ka negative. Për sa i përket marrjes së tarracës për ceremoninë e martesës, Alba tha se aplikuam fillimisht me emër të Edlirës dhe u pranuam. Për to çdo taksapagues ka të drejtë të përdore tarracën e bashkisë.

Ceremonia e bujshme nuk është pritur mirë nga Kisha katolike. Në reagim thuhet se feja e ndalon martesën brenda së njëjtës gjini, si edhe ligji. Për këtë arsye, sipas Kishës, lejimi i ceremonisë është i papranueshëm ndërsa pastori i veshur si katolik, s’përfaqëson kishën katolike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre kate më poshtë, policia ruante hyrjen e bashkisë në rast proteste. Kur dasma u njoftua në rrjetet sociale një ditë pasa dasmës, postimi u vërshua me gjuhë urrejtjeje. Ndërsa shumica e Evropës Perëndimore ka bërë hapa drejt barazisë martesore, të drejtat janë të kufizuara në pjesën më të madhe të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?