Dasma këtë verë? Silva Bino: Të hiqet detyrimi për maskat në ambientet e hapura
Qytetarët presim që Komiteti Teknik i Ekspertëve të heqi masat e mbetura anti-covid. Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino thotë se maskat anti-covid tani më nuk duhet që të liheshin me detyrim në ambjentet e hapura, veç në ato të mbyllura si qendra tregtare apo markete.
Do të ketë dasma këtë verë? Ajo tha se ato mund të organizohen, por jo me grumbullime të mëdha si zakonisht. Mirë do ishte që numri të jetë i reduktuar, më pak se 100 persona.
”Do sugjeroja, personalisht që mbajtja e maskave në publik të mos mbahet më. Por mbajtja e maskave në ambiente të mbyllur, duhet të mbajnë të gjithë maska. Në markete, në qendra tregtare. Në vende ku ka grumbullime njerëzish duhen mbajtur. Ka njerëz që edhe pse e kanë kaluar, nuk kanë krijuar imunitet dhe mund të riinfektohen. Mund të kemi mutantë. Përderisa e kemi mes nesh, Covidi është sëmundje e re, nuk mjafton një vit për ta njohur. Ne duhet të jemi sa më të kujdesshëm, kjo do të vlerësohet pastaj në bazë të studimeve, për të parë edhe impaktin e vaksinave”,-tha Bino për ”Abc News”.