Dasmë më kohë të virusit, çifti martohet sipas zakoneve në Shkodër
Samed dhe Anjeza, janë një çift i sapomartuarish nga Shkodra dhe i përkasin komunitetit rom. Ata janë martuar disa ditë më parë.”E bëmë fejesë dhe martesë bashkë dhe kishim menduar që ta bënim pas katër muajsh, por vendosëm që ta bënim menjëherë”.
Ndër të tjera Samed zbuloi dhe si u njoh me Anjezën. ”Gjithçka nisi në treg, e pashë, e pëlqeva dhe e pyeta: A më dashuron. Dhe Anjeza më tha po. Takuam nënën e saj dhe ajo pranoi, kështu që u martuam”, tha në emisionin ”Shqipëria Live”.
Nga ana tjetër, çifti tha se kanë nevojë për strehë, pasi janë pa një shtëpi. ”Mirë me sukses (i referohet dasmës). Kishim pak frikë nga policia se mos vinte, por nuk bëmë zhurmë. Nuk kishim frikë që të infektoheshim. Kishim të ftuar njerëzit e mi dhe të saj (të Anjezës), ishim gjithsej ja 30 veta. Po kishim dëgjuar për sëmundjen, e kemi marrë vesh. E kemi bërë shumë shpejt, u fejova dhe u martova për një ditë sepse kemi qenë të dashuruar për një vit. E pashë në pazar një ditë dhe i thashë më dashuron, apo jo më tha të dua. Më pas u martuam, pyetëm familjen e saj dhe u martuam. E pyeti mamanë, ajo tha po dhe më pas u martova. I kemi dëgjuar (që martesat nuk lejohen këto kohë), por na kanë thënë edhe njerëzit e saj ,e kishim lënë pas katër muajsh dhe më pas ramë dakortë ta bënim menjëherë. Kemi nevojë për ndërtesë, s’kam as motror, asgjë për të punuar”.