Databaza e PS, Jasini: Shqiptarët po përballen me shkeljen më të rëndë të të drejtave të njeriut që nga viti 1991
Juristja, Rudina Jasini, ka folur në lidhje me marrjen e të dhënave të 910 mijë qytetarëve nga Parti Socialiste.
Në një intervistë për Ora News, ajo tha se çështja në lidhje me të dhënat është shkelja më e rëndë e të drejtave të njeriut që nga viti 1991.
Më tej ajo është shprehur se SPAK duhet të bëjë një hetim të pavarur dhe të zbulojë se nga e kanë origjinën të dhënat.
Rudina Jasini: Shqiptarët po përballen me abuzimet të drejtave të njeriut dhe idividëve. Po përballen me shkeljen më të rëndë të drejtave të njeriut që nga viti 1991
Abuzimi nuk qëndron se kur një subjekt politikë harton një listë origjina e të cilave është nga një institucion. Ky zhvillim i fundit është në shkelje të drejtave të njeriut, Kushtetutës së Shqipërisë dhe parimeve bazë të lirive të njeriut.
Në atë listë ke persona që janë në institucione sensitive pune, janë në pozicionet e shërbimit sekret. Duhet të ketë një investigim të pavarur se nga kanë dalë këto të dhëna. Nëse ky skandal do të ndodhte në Britani, qeveria do të ishte rrëzuar dhe zgjedhjet do ishin pezulluar, deri sa të zbardhej e gjithë çështja. Kemi të drejtë të bëjmë një kallëzim penal në prokurori. Duhet të shikohet me kujdes nëse një grup individësh kërkon që ta ndjek këtë çështje në rrugë ligjore. Kemi arritur majën e ajsbergut me abzimin që po bëhet.
SPAK si çdo autoritet i investigimit dhe ndjekjes hetimore duhet të bëjë një hetim të plotë dhe të pavarur. Nëse SPAK do të bëjë vërtetë një investigim të plotë duhet të shoh fillimisht të dhënat në E-albania. SPAK duhet të ushtrojë detyrën kushtetuese ligjore. Mendoj se shqiptarët sot ndodhen në një pozicion shumë të vështirë. Mendoj se jemi përballë një rreziku, ku nuk ka asnjë reagim të fuqishëm. Në këtë situatë secili prej nesh mund të jetë viktimë në të ardhmen. Mendoj se SPAK dhe çdo institucion tjetër ka një detyrim madhor më shumë ndaj qytetarëve se sa ndaj subjekteve politike. SPAK duhet të nxjerr në dritë se nga e kanë burimin të dhënat që kanë dalë.