Databaza e PS-së, Bylykbashi: Nëse prokuroria do ketë pak këllqe, duhet të shkojnë para drejtësisë. Në Durrës marrim 8 mandate
Kandidati për deputet në qarkun e Durrësit për Partinë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka thënë se ftesa e Kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje me Kryedemokratin Lulzim Basha, është tentativë e kotë. I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ai ka thënë se pas 25 prillit do të ketë një qeverisje ndryshe.
Oerd Bylykbashi: Është tentativë e kotë, është një kacavitje në xham për të shpëtuar nga kjo që po ndodh. Nëse Zoti Basha flet për ndryshim, nuk është një qeverisje ndryshe por largimi i Edi Ramës dhe modeli i tij qeverisës. Nuk ka asnjë shans kjo që pretendon Edi Rama. Do të ketë një mënyrë qeverisje tjetër, që do projektojë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.
Ai ka folur edhe në lidhje me vjedhjen e të dhënave të 910 mijë qyetarëve, duke thënë se ky veprim është mekanizëm i kontrollit të votës. Ai ka thënë se një veprim i tillë është një fyerje e standarteve për zgjedhje të lira, sakaq shton se ata njerëz që fshihen pas këtij veprimi duhet të dalin para drejtësisë.
Oerd Bylykbashi: Kjo ka një emër shumë më të rëndë, është një mekanizëm gjigant i kontrollit të votës. Është një Big Brother i frikshëm i konceptuar sipas modelit të Hugo Chávez. Ajo që solli Chávez ishte diktaturë. Rama nuk i konsideron si qytetar por si nënshtetas që i kontrollon, duhet t’i kontrollojë me çdo kusht duke shkelur ligjin dhe kushtetutën. Është mekanizëm për kontrollin e votës. Është përdorimi i shtetit nga partia në pushtet, kjo është një fyerje e një prej standarteve bazë për zgejdhjet demokratike. Nëse prokuroria do ketë pak këllqe ata njerëz duhet të shkojnë para drejtësisë. Ai do të humbasë në këtë histori. Asnjë patronazhist nuk do i garantoj fitoren.
Kandidati për deputet në qarkun e Durrësit për Partinë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka treguar 4 objektivat që ka forca e tyre politike pasi të vij në pushtet.
I ftuar në ediocionin e lajmeve të Ora News, Bylykbashi, ka thënë se në Durrës PD pretendon të marrë 8 mandate, sakaq ka shtuar se pasi të vijnë në pushtet fokusi kryesor do të jetë investimi tek të rinjtë.
Oerd Bylykbashi: Ka qenë një fushatë e pakrahasueshme, është dinamike, shohim se si qytetarët kanë ndryshuar qëndrimin e tyre. Të gjithë shprehin dufin për mënyrën e qeverisjes, por ajo që është më e dukshme është kërkesa për ndryshim. Jam përpjekur të fokusohem edhe tek grupet prefesioniste, për të përçaur mesazhe. Gjëja që konstatojmë është se së paku do marrim 8 mandate. Kemi 4 objektiva, së pari për një shtet të drejtë, që qytetarët të marrin atë që u takon. Për një politikë të drejtë e ndarë nga ajo e krimit dhe korrupsionit. E treta e drejta e pronës, duhet të shkojë te pronari legjitim. E katërta një ekonomi që është e qëndrueshme.
Fokusi ynë janë të rinjët. Nëse ne premtojmë ndryshimin që do bëjmë në 4 vite të jetë edhe për 10 vite të tjera që mos të jenë si 30 vite të tjera. Ne po hapim portën po ndryshimin do e bëjnë të rinjtë. Të kenë angazhim në politik, në biznes. Programi i Partisë Demokratike do u jap mundësinë të rinjëve që nga Durrësi që të aksesojnë tregun global, pa pasur nevojë që të ikin jashtë. Investimi më i madh është te të rinjët.