Databaze e PS-së/ Pas vendimit të Strasburgut, tërhiqet SPAK, hiqet sekuestroja për kompjuterat e “Lapsi.al”

SPAK ka hequr sekuestron për kompjuterat, celularët dhe serverat e Lapsi.al, media që nxori databazën e të dhënave personave.

Në fakt ishte SPAK që javë më parë vendosi sekuestron, por Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e rrëzoi duke urdhëruar shfuqizim të vendimit. Mesohet se tashmë vendimi është shfuqizuar.

Para zgjedhjeve të 25 prillit, Lapsi.al nxori një databazë të të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarë në Tiranë që më pas mori emrin si ‘skemë patronazhistësh’ dhe hapi një debat kryesisht në politikë. /BW

SHKARKO APP