Datat e skadencës së produkteve, Sula dhe Gjylameti: Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula në takim me inspektorët teksa foli për reformën e re të inspektimeve në bazë risku, e vuri theksin tek ndëshkimi i çdokujt që abuzon. Ai tha se çdo biznes apo individ që cenon sigurinë ushqimore do të ndëshkohet.

”Ato biznese që shkelin ligjin dhe janë të prirur të bëjnë gjëra në dëm të interesit të madh publik dhe qytetarit sigurisht ato duhet të ndëshkohen dhe kontrollohen sipas ligjit”, tha Sula. Siguria ushqimore tha drejtoresha e përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Blerina Gjylameti është prioritet dhe për abuzuesit nuk do të ketë tolerancë.

”Zero tolerancë për të gjithë ata që cenojnë sigurinë ushqimore por po aq angazhim bashkëpunim me biznesin për të lehtësuar të gjithë këtë fazë tranzitore që të përmbushin të gjitha kriteret dhe standardet e sigurisë ushqimore. Sot ne funksionojmë si një trup i vetëm dhe si ishuj ne nuk mund të kemi dhe të vazhdojmë në mënyrë të tillë duhet bashkëpunim së bashku me inspektoratin e përgjithshëm për të arritur aty ku duhet inspektime në bazë risku”, u shpreh Gjylameti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?