Datëlindje në rrugë, surpriza e kolegëve për major Bledar Bimaj (VIDEO)

Po jetojnë në kohën e pandemisë së Covid-19 dhe jeta ka ndaluar. Të gjithë njerëzit bëjnë lëvizje të kufizuara dhe në rrugë janë vetëm ushtarakët dhe policët. Major Bledar Bimaj është në krye të punës dhe këtë vit i qëlloi që datëlindjen ta kalojë në rrugë dhe sigurisht që torta edhe pse në këto kushte ”lufte”, nuk kishte sesi të mungonte. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në facebook, ku edhe ka postuar videon e suprizës që kolegët menduan për 38 vjeçarin, i jep edhe këtë urim. ”Po jetojmë ditë të vështira por pikërisht në ditë të tilla vlerësohet edhe më shumë sakrifica, kontributi dhe solidariteti njerëzor. Djemtë e Policisë Ushtarake, të cilët bashkë me 5 mijë efektivë të Forcës së Armatosur prej 3 javësh janë në terren, kanë suprizuar kolegun e tyre major Bledar Bimaj në 38-vjetorin e lindjes. Çaste të tilla janë burim force e energjie për t’ia dalë mbanë të gjithë bashkë. Gëzuar ditëlindjen major! Faleminderit për shërbimin çdo efektivi të FA”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?