David Phillips: Erdogan, një mik i rremë i Shqipërisë, po nënshtron ekonominë

Lidhja e drejtpërdrejtë e partneritetit strategjik me Turqinë, krijon varësi të ekonomisë shqiptare ndaj asaj turke. Kështu mendon David Phillips, ish-këshilltari i lartë për çështjet e jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili ka shërbyer në tre administrata, atë të Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama.

Phillips“Turqia është e rëndësishme për Shqipërinë. Megjithatë, Qeveria e Shqipërisë duhet të jetë realiste për Turqinë, e cila po ndjek interesat e veta kombëtare në Shqipëri dhe vende të tjera në Ballkanin Perëndimor. Turqia është antiamerikane dhe armiqësore ndaj Bashkimit Evropian. Qëllimet e saj nuk janë në përputhje me politikat e deklaruara të Shqipërisë, për një integrim më të thellë në institucionet euroatlantike. Turqia po eksporton agjendën e saj islamike, duke përdorur Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA). Si një instrument të politikës së jashtme turke, “TIKA” propagandon islamizmin nën maskën e rivendosjes së monumenteve otomane dhe bashkëpunimit kulturor. 

Ndërtimi i një mega-xhamie në Tiranë, e financuar nga turqit, është një simbol i imperializmit kulturor të Turqisë dhe një manifestim i neo-otomanizmit në Ballkan. Interesat turke gjithashtu po blejnë asete, në një pjesë të vlerës reale të tyre. Imperializmi ekonomik i Turqisë nuk ka të bëjë me ngritjen e ekonomisë së Shqipërisë, por duke nënshtruar Shqipërinë ndaj Turqisë. Shembujt janë aeroporti i Vlorës dhe kontrolli turk mbi “Air Albania”. Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, është një mik i rremë i Shqipërisë. Ai nuk mund të besohet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një interviste për “Shekulli”, ai flet edhe për çështjet e integrimit dhe marrëdhëniet me BE-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

David Phillips, aktualisht është drejtor pranë Universitetit Columbia, në Shtetet e Bashkuara, për Institutin e Studimeve për të Drejtat e Njeriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?