Davide Pecorelli: Qëndrova 8 muaj në komunitetin e priftërinjve në Medjugorje

Në një intervistë për mediat italiane, biznesmeni Davide Pecorelli, i cili inskenoi zhdukjen e tij, tha se ka qëndruar për 8 muaj në një komunitet priftërinjsh në Medjugorje të Bosnjës.

45-vjeçarin pasi u largua nga zyra e prokurorit në Perugia, i lodhur dhe me zë të zbehtë, i tha shtypit: ”Unë kam katër fëmijë, tre prej tyre janë ende të mitur, ju lutemi bëni punën tuaj në mënyrë profesionale”.

Ai thotë se familja e tij nuk dinte asgjë për atë që po ndodhte dhe shton: “Unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Kam kryer gjithsesi krime, për të cilat do të flasë prokurori. Pjesa e parë e historisë është tragjike, por unë nuk do të jem ai që do ta tregojë“.

Ajo që është e sigurt është se unë kurrë nuk do të jem më një sipërmarrës në Itali. Nëse do t’i bëja të gjitha këto për sigurim? Sigurisht që nuk kam nevojë ta arrij këtë”, tha ai.

Unë nuk kam qenë në kontakt me askënd muajt e fundit, të dashurit e mi më panë përsëri kur u ktheva nga ishulli i Montecristo”, tha ai.

Nuk dihet nëse Pecorelli vërtet është i sinqertë në komunikimin e tij për mediat duke rikujtuar gjithë planin e tij të mashtrimit.

SHKARKO APP