De Biasi: Për pak mund të fitonim në Danimarkë. Tani kemi Portugalinë.

 

“Tani do të mendojmë për Portugalinë. Nuk kemi frikë, por duhet të jemi të vëmendshëm deri në fund. Një ndeshje është ndeshja më e vështirë. Pas humbjes që ka bërë sot mund ta mundim edhe ne ditën e hënë, por do të jetë e vështirë”- deklaroi De Biasi

Sipas tij edhe me pak fat mund të fitonim.

“Ndeshje shumë e vështirë pasi skuadra është shumë fizike, ne bëmë një ndeshje të mirë, luajtëm ashtu siç duhej të luanim. Një ndeshje e vuajtur, por besoj që u munduam me ndërrime të ndryshojmë skuadrën dhe ta sulmojmë Danimarkën. Këtë e bëmë më futjen e Sadikut dhe Roshit dhe me pak fat mund ta fitonim ndeshjen”, tha De Biasi.

Përsa u përket ndërrimeve De Biasi thotë se deshi t’i jepte më shuam freski ekipit dhe largoi ata që shpenzuan më shumë energji.

Pyetjes së gazetarit të TVSH-së porsa i përket rinovimit të kontratës. Ai tha me të qeshur: “Nuk është tani momenti të flasim. Duhet së pari të vazhdojmë punën tonë të mirë që kemi nisur. Për të tjerat e di “shefi i madh”.    

SHKARKO APP