De Biasi rrezikon gjithçka, ndryshon formacionin ndaj Armenisë

 

Pas humbjes me Serbinë, duket se trajneri i kombëtares shqiptare është penduar për formacionin e hedhur në fushë, teksa ka vendosur që përballë Armenisë të dielën të ndryshojë thuajse gjithçka.

Të paktën sa i përket sulmit. Kështu De Biasi duket i vendosur për të provuar gjithçka në këtë ndeshje që të dalë me 3 pikët, duke hedhur në fushë që nga minuta e parë dyshen sulmuese Gashi-Cikalleshi.

Ata do të mbështeten nga krahët nga Roshi dhe Lenjani. Në mesfushë Basha pritet të jetë bashkë me Xhakën, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes pritet të startojë Naser Aliji në vend të Ansi Agollit.

SHKARKO APP