De Biasi rrit shifrën e kontratës me FSHF.Syrin e ka për 3 milionë euro!

 

Kualifikimi i Shqipërisë në kampionatin europian mbetet një meritë e madhe e trajnerit italian De Biasi.Por është ekipi,që natyrisht përzgjidhet nga trajneri, ai që vendos fatet e një kombëtare. Tani janë futbollistë të rritur jashtë dhe të mësuar ndër shtetet e tyre shumica e të cilëve luajnë në ekipe të forta e me emër. Rinovimi i kontratës se FSHF me De Biasin duket një gjë e duhur, porse dhe rritja e kuotës së De Biasit me shumëfish sikur nuk shkon, ndonëse ai e ka rritur kuotën e vetes si trajner i mirë.

Mbrëmë në emisionin Proçesi Sportiv kryeministri Rama ka ripërsëritur me forcë obligimin e Federatës shqiptare të Futbollit për të rinovuar kontratën me trajnerin De Biasi. Rama.i ftuar në emision përkrah Lorik Canës dhe teknikut italian ka ripërsëritur fabulën e marrjes peng të De Biasit, përmes sekuestrimit të pashaportës së tij italiane. Por përtej këtij humori kryeministror duket se ka nje shqetësim real pasi marëdhënia Duka De Biasi mund të kriset. Dhe mbi të gjitha shkak për këtë mund të bëhet çmimi i kontratës së re. Nga njëra anë trajneri italian është në zenithin e tij, ai do të ketë shpejt oferta per poste më prestigjoze se ai i bankinës së kuqe. Ndaj kurfoli për rinovimin ai përmendi termin "çështje çmimi". Ndërsa duke folur për rinovimin e kontratës me trajnerin, Xhani De Biazi, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, nuk e përjashtoi mundësin që “shifrat” të prishin marrëdhëniet.
Gjatë festës së organizuar për kombëtaren në hotel “Tirana International”, Duka tha se nga ana e FSHF-së ekziston vullneti për rinovimin e kontratës aktuale që përfundon në qershor.
“De Biazi kuptohet që jo vetëm pas suksesit, por ai do të vazhdojë të jetë trajner. Është me kontratë deri në qershor dhe më tej është vullneti dhe dëshira jona që të vazhdojë. Mbetet për t’u përcaktuar vetëm numri që do të vendoset mbi letër, që nuk është një faktor i vogël, që mund të na cenojë ndoshta edhe marrëdhënien”, deklaroi Duka në një intervistë për ReportTV.

Në një intervistë më parë nga Armenia, vetë De Biazi duke folur për rinovimin e kontratës tha se,rinovimi është automatik dhe “ndryshojnë pak shifrat”. Janë 12 milionë euro që Shqipëria merr nga ky kualifikimi, ndërsa sipas mediave De Biazit i mjaftojnë 2-3 milionë euro.

Trajneri ka nevojë për më shumë euroe FSHF do të negociojë, ndonës sikur harrohen se me ato euro që ka në thes FSHF duhen paguar gjithçka për kombëtaren si dhe ka nevojë shpërblime ne rast fitore apo barazimi. Ndaj edhe De Biasi mund ta ulë paksa "grykëne topit", sepse FSHF nuk është banka e Italisë.

SHKARKO APP