De Biasi: Shqipëria, hirushja që u bë princeshë

 

Trajneri i kombëtares De Biasi pas kualifikimit në kampionatin Europian ka edhe një dëshirë, të ketë Italinë në finalet e “Francë 2016”.

Pas miqësores dhe faktit që jemi me një grup me Italinë për finalet e Botërorit të Rusisë, De Biasi dëshiron që atë ka ketë përballë edhe në Francë.

“Do të isha i kënaqur të ishim në një grup me Italinë. Do të ishte një ndeshje mes dy kombeve shumë të afërt me njëri-tjetrin. Si shqiptarët dhe italianët janë dashamirës ndaj njëri-­tjetrit. Do të ishte një emocion i veçantë”, thotë trajneri i Shqipërisë.

Ndërsa përsa i përket suksesit dhe vlerësimit pas kthimit nga Armenia ai u shpreh se “Aventura shqiptare është përalla më e bukur, hirushja u bë princeshë.

As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta kisha menduar një gjë të tillë.

Është arritja më e madhe dhe më e bukur në karrierën time”.

SHKARKO APP