Debat i ashpër/ Çollaku: Je i vetmi shef shërbimesh që bën tallava në studio; Klosi: Propagandë

Qëndrimet e ndryshme në raport me paketën Anti-KÇK të qeverisë përplasen në debate në studion e “360 Gradë” në Rtv Ora ish-kreun e Shërbimeve Sekrete Fatos Klosin dhe gazetarin Basir Çollaku.

Në diskutimin nëse ka pasur vullnet apo jo nga kjo qeverisje në këto 7 vjet për të luftuar krimin, Çollaku i tha Klosit se është i vetmi shef shërbimesh që bën tallava në studiot televizive, por ky i fundit e akuzoi për propagandë.

Çollaku: Kemi 7 vjet pa vullnet, ka ikur vullneti në kërkim. Ku është vullneti?

Klosi: Edhe ato që ke të drejta i hedh poshtë me këtë që thua.

Çollaku: Je i vetmi shef Shërbimi që bën tallava nëpër studio. Shefi i Shërbimit flet njëherë në 20 vjet.

Klosi: Fatkeqësisht të tjerët nuk janë gjallë, shumica. E ke gabim që bën propagandë këtu, nuk të dëgjon njeri.

Çollaku: Këtyre resorteve që sekuestrohen,si ai sot kush u jep leje, ku firmosen? Në bashki dhe Këshillin e Territorit ku Kryeministri është kryetar. E kanë themeluar KÇK- në vetë dhe pretendojnë se do ta shkulin. Kësaj i thonë “lesh me qime” në shqip.

SHKARKO APP