Debat i ashpër, Veliaj: Po bën teatër. Vokshi: Jam unë kryetare, dilni jashtë! (VIDEO)

Komisioni i Medias, ka nisur seancën dëgjimore me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, në lidhje me Godinën e Teatrit Kombëtar. Komisioni ka nisur me debate të ashpra mes Veliaj dhe deputetes së PD-së, Albana Vokshi, pasi Veliaj ka shkruar në komision sot, kur sipas agjendës së Komisionit, rradhën e ka nesër.

Tonet u rritën kur Vokshi kërkoi që Veliaj të nxirrej jashtë. “Të kanë dhënë rolin e zhurmuesit, më vjen shumë keq për ty. Nxirreni jashtë kryetarin e bashkisë”, tha Vokshi. “Nuk mund të marrësh mikrofonin për t’i bërë reklamë bashkisë. Mbyllet mbledhja derisa të iki kryetari”, shtoi Vokshi.

Veliaj tha se opozita ishte kundër projekteve të reja në Tiranë siç kishte bërë gjithmonë, edhe për sheshin “Skënderbej”, edhe për Bulevardin e ri po pavarësisht të gjtihave ato ishin bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i bashkisë tha se nuk mund të vinte në komision nesër sepse kishte për të marrë një çmim për sheshin Skënderbej, kështu që Vokshi nuk duhej ta nxirte jashtë. Vokshi i ka deklaruar prerë se ishte ajo kryetare e Komisionit dhe se nuk lejonte të tregonte arrogancë aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?