Debat i fortë/ Liçaj: Jemi në diktaturë çitjanore, po asgjësoni të ardhmen. Meçe: Jemi në NATO
Në studion e emisionit “360 gradë” aktori Neritan Liçaj ka debatuar ashpër me inxhinierin Arben Meçe. Liçaj thotë se jemi në diktaturë, ndërsa inxhinieri i përmend NATO-n dhe SHBA.
Neritan Liçaj: Falsim për demokraci. E Para ne kemi për kryeministër një mësues vizatimi, që edhe si mësues ka qenë i paaftë se e thonë studentët e tij. Është shumë mjerane. Flasim për demokraci. Unë doja të bëja një pyetje. Jo në ç’demokraci, por në ç’diktaturë, Hitler, Musolin, Mau, Stalin, Enver kanë vajtur policët kundër qytetarëve dhe artistëve që mbrojnë teatrin? Mund të ma thuas.
Arben Meçe: Shqipëria në këtë moment është pjesë e koalicionit euroatlantik, është anëtare e NATO-s dhe partnerët kryesore në Ballkant të SHBA
Neritan Liçaj: Bashkë me tokën dhe malin, hajde hajde…Pse përpiqeni të mbroni të pambrojtshmen? E kuptoni çfarë po bëni? Po asgjesoni të ardhmen e vendit tuaj. Ne jemi në diktaturë çitjanore, se ky nuk bën as terror i ziu. Ke një gjeneral ministër, që është e papranueshme, ke gjysmën e prefektëve ish-ushtarakë, ke mercenera që të vrasin ty dhe mua.
Arben Meçe: Këto i ka thënë Luli, janë të vërteta, ti po i përsërit.