Debat në Kuvend për arrestimin e nënës lehonë, Vokshi: Familja ka përjetuar një dramë
Kanë plasur debatet në Kuvend për rastin e nënës lehonë që u arrestua nga policia vetëm pak ditë pasi kishte lindur foshnjen e saj.
Deputetja e opozitës Alban Vokshi kërkoi që rendi i ditës të ndryshohej dhe të diskutohej kjo çështje, dhe sipas saj ministrja Elisa Spiropali duhet të kishte reaguar e para.
“Po e marr nga ngjarja e fundit ministrja Spiropali duhet të ishte cuar e para të kërkonte të diskutohej për nënën lehonë që e lëmë fëmijën 7-ditëshe, familja ka përjetuar dramë pas drame, një mbesë ka lënë shkollën vetëm 11 vjec për tu kujdesur për foshnjën, ju duhet të kishit folur e para. Zonja Nikolla ka sjellë nje amendim ligji për dhunë në familje, ai ligj duhej diskutuar sot, kjo ndodh sepse kemi një kryeministër të dhunshëm”, tha Vokshi.
KOHA JONË SONDAZH

