Debat për Seitin, Gjonaj: Kërkoni arsye për sherrin e radhës
Ekstradimi i Nezar Seitit, i njohur si ”financier” i grupit Habilaj, ka përplasur qeverinë dhe opozitën. Kjo e fundit kërkoi seancën e sotme plenare interpelancë urgjente me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Pas fjalimit të deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj, i cili i kujtoi ministres se është ekstraduar për ti mbyllur gjojën, Gjonaj ka deklaruar nga foltorja se opozita kërkon një arsye për konflikt pasi asgjë nuk është e vërtetë.
“Nuk jam thirrur për një debat ligjor por për një motiv të mirëfilltë politik. Kërkoni një kauz që nuk e keni. Për Seitin është ndjekur e njëjta procedurë ligjore e shumë rasteve dhe shumë viteve të mëparshme . U ndoq procedura si rastet e tjera. Kërkoni arsye për sherrin e radhës, po reformojmë sistemin e kalbur të drejtësisë,” shprehet Gjonaj.
KOHA JONË SONDAZH

