Debat publik me Bashën, Harxhi: Pas 14 qershorit do të përballet me surprizë të madhe

Këtë të martë, grupimi për PD-në doli në një konferencë për shtyp, ku dolën kundër vendimit të Kryesisë për të përjashtuar nga gara për kryetar të PD-së, Ibsen Elezin. Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi tha se pas 14 qershorit Lulzim Basha do të përballët me një surprizë të madhe. Po ashtu Harxhi kërkoi edhe debat publik me kryedemokratin aktual.

Diskutimet

Elezi: Jam përjashtuar për fjalën e lirë. Duhet ta ndjek nga ana institucionale, edhe pse është e vështirë. Nuk funksion gjykata brenda partisë. Model i njëjtë me drejtësinë shqiptare. Që kanë marrë peng demokracinë dhe kombin. Çfarë do të ndodhë pas 14 qershorit, ky grup do të vazhdojë.

Harxhi: Pas 14 qershorit Basha do të përballet me surprizë të madhe. Garën e kam vetëm me Bashën. Pas dy ditësh do paraqes programin politik për PD.

Nishani: Pas 14 qershorit, kërkesa për largimin e Bashës do të rritet.

Kolluri: Patëm dy kandidatë për të thënë që nuk është garë personale. Nuk e përdor PD për interesin tonë, por kemi interes të qartë politik.

SHKARKO APP