Debate mes Erion Veliaj dhe Leonard Ollit

 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku po diskutohet buxheti i vitit 2016 është shoqëruar me tensione dhe fjalë fyese mes kryebashkiakut Veliaj dhe këshilltarëve të PD-së. Shkak është bërë cështja e taksave të moteleve dhe hoteleve. Lexoni më poshtë një pjesë të debatit mes Veliajt dhe kreut të këshilltarëve të PD-së, Leonard Olli si dhe këshilltarit tjetër, Fabian Topollaj.

Olli: Për çfarë ju bezdis se çfarë thotë secili nga ne. Mbani shënime dhe kundërshtoni. Le të mos anashkalojmë të qenit qytetar, kur nuk e bën as qytetari i parë i Tiranës, çfarë prisni nga të tjerët.

Veliaj: Ambicia ime është ta bëj Tiranën si Korçën e si mos më mirë

Olli: Po çfarë flisni, ku kemi hotele me 4 apo 5 yje ne këtu.

Veliaj: Në Tiranë kemi 2 dhe një të tretë. Po ju vini këtu dhe më flisni për taksat e moteleve. Se besoj që qytetarët normalë rrinë në motele. Nëse rrini ju ky është problemi juaj. Një parti që thotë jam këtu për taksën e moteleve, kjo nuk është as interes publik

Olli: Ty të ka dhënë mami shtëpi, ke shumë

Veliaj: Ty s’të pjerdh hiç

Olli: Ti je idiot

Veliaj: Kur munda shefat e tu, ti je kot

Olli: Ti je idiot

Veliaj: Qytetarët rrinë në shtëpi, në hotele rrinë biznesmenë. Nuk na vjen turizëm për plazh është tjetër gjë politika në bregdet. Në Tiranë vijnë zakonisht për 2,5 euro për 4 deri 5 yje hotele.

Veliaj: Shkoni flini në shtëpitë tuaja, mos u merrni me motelet. Flasim pak për cështjen e tabelave…

Olli: Mos na fyej, do ndërpresim sencën

Veliaj: Do të vish këtu hajde ulu

Olli dhe Topllaj çohen nga vendi shkojnë para foltores ku flet Veliaj

Topollaj: Ti je legen

Veliaj: Mësohu me kulturë

Veliaj- Ollit: Sillu si i rritur, do i integrojmë të gjithë në Tiranë me rregulla

Veliaj: Qytetaria është e vështirë mësohet. Po mësohet siç po e mësojmë të gjithë.

Topollaj: Po se ju s’keni lindur qytetar ndaj.

Olli: Çfarë duhet të presim ne, të na shajnë me rob shpie.

Veliaj: Mos e prish gojën. Je në Tiranë, fol mirë.

Veliaj: Buxheti 2016 tre herë më i lartë, ta kthejmë Tiranën në qytet të jetueshëm

SHKARKO APP