Debate në Bashkinë Kukës për rritjen e taksës së ndërtimit, ankohen bizneset

Bashkia e Kukësit, një nga zonat më të varfëra në vend ka vendosur në mënyrë të papritur rritjen e taksave. Pas lajmit në media, administrata ka nxituar të justifikojë me impaktin që do të ketë vetëm te ndërtimet e reja. Por për përfaqësuesit e biznesit shtesa me 4 deri në gjashtë për qind do të ketë ndikim te të gjithë banorët

Përfaqësues i biznesit: Taksa gjithmonë vjen nga konsumatori final, nga përfituesi final. Nëse një ndërtues do të ndërtojë një pallat me kosto X, tani e ka X+2%. Dhe ky 2% detyrimisht do t’i faturohet blerësit.

Në kohën kur qyteti ka nevojë për investime, bizneset shprehen, se është gjetur rruga më e shpejtë për t’i goditur

Çdo gjë që taksohet tentohet që të frenohet, pyetja e thjeshtë është a kemi nevojë ne që t’i frenojmë ndërtimet në Kukës? Unë mendoj që jo.

Por nuk mbetet vetëm këtu. Nën drejtimin e bashkisë nga safet Gjici shpiket një tjetër taksë, këtë radhe ndaj zhvillimit të teknologjisë

Përfaqësues i biznesit:Nëse ne i vendosim taksë kabllimit nënkupton që shumë ISP do të fillojnë të heqin dorë nga kabllo që është dhe zgjedhja më e mirë teknike. Duhet të taksohet ndoshta wifi dhe të lirohet nga taksat gjithë sistemi i kabllove, kryesisht fibrën optike e cila është zgjidhja teknologjike më e mirë sot.

Kukësi është një ndër qytetet me reduktimin më të madh të popullsisë si pasojë e emigrimit të lartë. Madje në vitin 2018 në këtë qytet u regjistruan 76 mijë e 500 banorë, teksa një vit më pas numri ra në 75 mijë, proces që ka vazhduar dhe në 12 muajt e fundit.

Ora News - Debate në Bashkinë Kukës për rritjen e taksës së ndërtimit, ankohen bizneset

SHKARKO APP