Debate në gjyq, 23 kuksianët: Prokuroria gënjen, na kanë arrestuar natën me maska
23 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit kanë debatuar me prokurorët Alketa Nushi dhe Edmond Karriqi në Gjykatën e Tiranës.
Ata kanë akuzuar prokurorët se gënjejnë lidhur me arrestimet.
“Prokuroria gënjen, nuk jeni arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska natën dhe na kanë marrë. Nuk është e vërtetë që jemi arrestuar në orën 10 të mëngjesit, jemi arrestuar në orën 3 të natës” janë shprehur ata para trupit gjykues në sallë.
Ahmet Tobi, një nga të pandehurit ka deklaruar: “Më morën nga shtëpia me forcë, jam invalid dhe jam arrestuar në kundërshtim me ligjin”.
Për 11 persona prokuroria kërkon masa arrest me burg, për pesë të tjerë kërkohet arrest shtëpie dhe për shtatë qytetarë kërkohet masa detyrim partaqitje.
Këto janë pamje nga momentet brenda Gjykatës së Tiranës, ku është duke u zhvilluara seanca gjyqësore kundër 23 kuksianëve të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit, kundër vendosjes së taksës nga Edi Rama.
Qindra forca policie kanë rrethuar gjykatën e Tiranës sot, në një situatë të paprecedentë ne tension e polici të madhe në rrugë.
Momente tensioni dhe situata aspak të zakonshme kanë ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku deputetë të opozitës por edhe familjarë të personave të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit tentuan të futeshin brenda sallës së gjyqit.
KOHA JONË SONDAZH

