Debate në KQZ, Biba: Spekulime mbi KQZ-në për hetim kontratash të lobimit të PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot, më datë 12.03.2018, në orën 10:00, ka nisur mbledhjen.

Gjatë mbledhjes së Komisionit, nënkryetari Denar  biba ka hapur çështjen e lotimit të PD, duke thënë se ka spekulime se KQZ ka lidhje me hetimin e kontratave të lotimit të PD dhe duke shtuar se kjo çështje duhet të thellohet.

“Kam kërkuar hetim. Më thatë që janë spekulime mediatike. Ja që nuk qenkan. Komisioni duhet të thellohet në këtë çështje. Ka spekulime mbi veprimtarinë e KQZ për hetimin e kontratave të lobimit të PD”, është shprehur Biba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi Zguri i ka thënë se vetë Biba kishte propozuar gjobë, Biba deklaroi se propozimi i tij për gjobë të rëndë nuk është pranuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

KQZ shqyrton vendimin per asgjesimin e fletëve të votimit të zgjedhjeve për vitin 2017. Komisioni Zgjedhur kërkon të shmangë diegien dhe ta kryejë me riciklim.

Rendi i ditës konsiston në shqyrtimin e projekt vendimeve:

1. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetë deklarimit të kandidatëve nga listat shumë emërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zg jidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
2. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetë deklarimit të kandidatit nga listat shumë emërore për këshillin e Bashkisë Lezh Z.Suri Damzi, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
3. Për miratimin e mënyrës së asgjesimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore, për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25.06.2017, zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kavajë datë 25.06.2017 dhe zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë datë 20.11.2016

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?