Debate të forta në PS-në e Shkodrës, Pëllumbi: Vetëm Presidenti Meta e zgjidh këtë çështje

Mbledhja e kryesisë së PS-së në Shkodër është shoqëruar me me debate të forta mes anëtarëve të Partisë Socialiste.

Mbledhja u drejtua nga i deleguari Arben Pëllumbi, gjithashtu edhe koordinator i Shkodrës.

Në një deklaratë për mediat, Pëllumbi është shprehur se vetëm Presindeti Ilir Meta mund t’i japë zgjidhje situatës që është krijuar në Bashkinë e Shkodrës. Pa një datë nga Presidenti i Republikës nuk mund të kemi zgjedhje lokale të pjesshme në Shkodër,  mundësi tjetër nuk ka.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Presidenti duhet t’i drejtohet KQZ, për t’i kërkuar një datë. KQZ-ja i është drejtuar me një letër, nuk i ka dhënë përgjigje, priste 13 tetorin. Tani 13 tetori ka kaluar dhe sigurisht që Presidentit do t’i kërkohet që të caktojë një datë tjetër në Shkodër, nëse do ta bëjë këtë. Gjithsesi është në tagrin e Presidentit të Republikës për të gjykuar edhe për të vendosur këtë gjë. Pa një datë nga Presidenti i Republikës nuk mund të kemi zgjedhje lokale të pjesshme në Shkodër. Në lidhje me deklaratat e Bashës ato janë deklarata tashmë të përsëritura, edhe pse në vetvete përbëjnë një hap përpara në çtensionimin e situatës e cila u tensionua në mënyrë krejtësisht artificiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kemi nevojë për një kod të ri zgjedhor. Pa e bërë kodin e ri zgjedhor, dhe pa instaluar kulturën që humbësi ti jap dorën fituesit, dhe ta lejoi fituesin të bëjë qeverisjen e tij në katër vitet që vijnë, për sa kohë do ketë mazhoranca në parlament apo mbështetjen në elektorat, ne nuk do të mbërrijm ndonjë gjë. Ne kemi bërë shumë palë zgjedhje, të gjithë i dimë problematikat e zgjedhjeve tona, nuk na i ka bërë as sistemi, as kodi, na i ka bërë mënyra se si ne e zbatojmë dhe si ne sillemi sidomos në raport me të nesërmen e ditës së zgjedhjeve. Me vendim të Kryesisë së Partisë Socialiste është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ky grup që kishim sot zëvëndëson pikërisht mungesën e atyre strukturave drejtuese të partisë për të menaxhuar dhe koordinuar procesin e zgjedhjeve në PS. Në të gjitha bashkitë e vëndit këtë proces e menaxhon kryetari partisë së bashkisë së bashku me asamblenë socialiste. Në Shkodër me qenëse nuk I kemi këto struktura sot kemi këtë grup nismëtar koordinatorësh dhe stafet që ata kanë zgjedhur pikërisht për të menaxhuar të gjithë kalendarin e zgjedhjeve në PS, përfshi edhe Bashkinë e Shkodrës”, u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?