PD ”rrëmben” Kuvendin dhe sherr për kreun e grupit, Kikia: Komike, zgjidhet nga deputetët
Seanca e parë e sesionit të ri në Parlamentin e Shqipërisë nisi me debat të vjetër, për sherrin në PD se kush është kush. Për analistin Mentor Kikia kjo situatë është komike. Ai thotë se Lindita Nikolla njoftoi që grupi i deputetëve të PS-së kishte zgjedhur kreun e grupit Bledi Çuçin, ndërsa në kampin blu ishte zgjedhur nga vetë Partia Demokratike. Sipas Kikisë, kjo nuk ka vlerë dhe se sipas rregullores së Kuvendit, kreu i grupit duhet të zgjidhet nga deputetët.
“Sesioni i ri nisi aty ky është lënë me luftën e brendshme, tashmë e radikalizuar edhe më shumë me zyrtarizmin e ndarjes në 2 apo 3 pjesë. Dy kryetarë dhe tashmë është shndërruar në një lloj komedie politike. Kësaj i mungonte edhe lufta për kreun e grupit.
Po ti referohemi rregullores, tha grupi i PS ka zgjedhur kryetarin e ri, ndërsa thotë PD ka zgjedhur kreun e ri. Te PS e ka zgjedhur grupi i deputetëve, tek PD e ka zgjedhur PD dhe kryetari i PD ja delegon një tjetri. Kjo e fut këtë në pjesën komike. Nëse sipas rregullores e zgjedh grupi i deputeteve, të mblidhen aq sa janë dhe ta zgjedhin.
Ai vendimi s’ka vlerë në parlament. Parlamenti ka rregulloren e vet. Ju mund të merrni vendim apo PS, që kreu i grupit k atë drejtë të flasë një orë më shumë se ai tjetri, por kjo s’ka fuqi se Kuvendi ka rregullat e veta”, tha Kikia.