Debati/ Ahmeti: Në Shqipëria, zbardhja e krimeve mbi 80%. Malo: Mos bëj shaka
Ish-zyrtari i lartë i policisë Krenar Ahmeti i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se në Shqipëri ka mbi 80% të zbardhjes së krimeve.
Pjesë nga biseda:
Ahmeti:Nëse organet e zbatimit të ligjit nuk janë efikase, atëherë do të lulëzojë krimi. Edhe ti ngel pa punë si gazetar nëse nuk do të ketë krim. Duhet krejt zinxhiri… policia më e fortë ka përqindjen 55%, është policia në Japoni. Ne e kemi 84-85%.
Malo: Po bën shaka.
Sokoli: Edhe kjo statistikë është anormale.
Ahmeti: Nëse ne kemi një fluks të krimit që shfaqet në këtë formë, atëherë forcat represive nuk janë efikase. Ligji është represiv. Edhe mënyra se si e paraqet çështjen zt.Zheji është represion ndaj krimit.
KOHA JONË SONDAZH

