Debati/ Dyrnjaja: Borxhi publik ka ekzistuar. Malaj: Situata e përkeqësuar
Gazetari, Dernis Dyrnjaja, deklaroi në emisionin 360 Gradë të Artur Zhejit në RTV Ora, se situata e krijuar me borxhin publik nuk është një histori që ka lindur me qeverinë Rama.
Por ish-ministri i Financave Arben Malaj thotë se situata është përkeqësuar dhe se nuk ka ndodhur ndonjëherë që institucionet e shtetit të mos paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore për punonjësit.
Denis Dyrnjaja: Kjo është një situatë që nuk na lind sot.
Arben Malaj: Nuk ka qenë kështu me institucionet, po flasim për përkeqësimin.
Denis Dyrnjaja: Ne e kemi po vodhe 10 lekë nuk quhesh hajdut, po vodhe 1 milion quhesh hajdut. E fute dorën në xhep… Kjo nuk mohon faktin se jemi më keq, por nuk ka filluar tani.
Arben Malaj: Shqetësimi im është mungesa e transparencës dhe mosderdhja e kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Denis Dyrnjaja: Të nis hetimi.