Debati LGBTI, reagon BE: Unioni i bazuar mbi respektin

Debati i kohëve të fundit mbi komunitetin LGBTI, ka shkuar në veshin e BE-së. Në një deklaratë për shtyp, zyra e BE-së në Tiranë, thekson se Bashkimi Evropian bazohet në vlerat e tolerancës, mosdiskriminimit dhe respektit për të drejtat universale të çdo individi. ”Institucionet e pavarura për të drejtat e njeriut duhet të jenë të parët për të mbrojtur ata që janë subjekt i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Heshtja dhe indiferenca janë po aq të papranueshme sa dhe vetë sulmet e dhunshme”,-lexohet në reagimin e zyrës së BE-së në Tiranë.

Reagimi

Delegacioni i Bashkimit Evropian në ka ndjekur nga afër debatin e kohëve të fundit mbi edukimin për të drejtat e njeriut dhe bulizmin në shkolla, duke përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes kundër komunitetit #LGBTI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkimi Evropian bazohet në vlerat e tolerancës, mosdiskriminimit dhe respektit për të drejtat universale të çdo individi, pa marrë parasysh ngjyrën, fenë, pikëpamjet politike, origjinën etnike, aftësinë e kufizuar, moshën apo orientimin e tij seksual.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne besojmë fuqimisht në këto parime dhe i promovojmë dhe mbështesim ato në mbarë botën. Ne gjithashtu dënojmë me fjalët më të forta të mundshme diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes, në të gjitha format ose manifestimet e tyre.

Institucionet e pavarura për të drejtat e njeriut duhet të jenë të parët për të mbrojtur ata që janë subjekt i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Heshtja dhe indiferenca janë po aq të papranueshme sa dhe vetë sulmet e dhunshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?