Debati në Kuvend për zjarret/Agalliu-Peleshit: Me lekët e vjedhura nga Inceneratorët mund të kishit blerë një helikopter

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me një vëmendje nga deputetët opozitarë për situatën Sazan, aty ku zjarri nuk po shuhet. Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu i ka kërkuar llogari minsitrit të Mbojtjes, Niko Peleshit se çfarë masash nga kanë marrë prej vitit të kaluar për të qenë gati lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Ai tha se sikur qeveria me ca prej lekëve të marra nga Inceneatorët të paktën të kishte blerë një helikopter për shuarjen e zjarrit

“Çfarë është bërë nga zjarret e vit të kaluar deri sot. A janë marra masa, a mund të kishim një helikopter zjarrfikës, mund të ishin hequr një sati e caktuar parash nga Inceneratorët për këtë ditë. Jemi vetëm në fillim e sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama kishte nxjerr një postim që pritet të jetë një sezon i nxehtë, çdo të thotë kjo. A ka sot pushues në qytetin e Vlorës që nuk thith ajrin dhe tymin që del nga flakët e Sazanit e të mos flasim për municionet që përbën rrezik për ushtarët dhe zjarrfikësit”, tha Agalliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?