“Debati nisi para dy ditësh”, zbulohen detaje të reja për vrasjen e Kudret Saliaj nga ish-vjehrri
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi tre ditë më parë, 4 qershor pranë Gjykatës së Tiranës ku Mexhit Picari ekzekutoi me armë zjarri ish dhëndrin e tij Kudret Saliaj.
Burime për Ora News bëjnë me dije se konflikti kishte nisur 2 ditë para ngjarjes.
Viktima, Kudret Saliaj kishte nxjerrë nga shtëpia rrobat e ish-nuses, Dhurata Saliaj.
Ndërsa Mexhit Picari ka pretenduar se rrobat nuk kanë qenë të gjitha dhe mungonin disa florinj.
Nesër (8 qershor ) në orën 09:15 të mëngjesit pritet të merret masa e sigurisë.
Ndërkohë gjatë deklaratës së tij Mexhit Picari ka thënë se ka qenë vetëm në lokal, por nga pamjet filmike rezulton se ka qenë dhe e bija, Dhurata saliaj.
Mexhiti ka deklaruar se Kudret Saliaj ka hyrë në lokal dhe e ka ofenduar bashkë me të bijën, dhe ai ka nxjerrë pistoletën dhe e ka vrarë. Picari tha se është larguar me taksi nga vendi i ngjarjes.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për Dhurata Saliaj dhe babain e saj Mexhit Picari.