Debati për HEC-et, ambasadori i BE-së: Të bëhet një skanim i plotë nga MIE

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka reaguar lidhur me debatin që është hapur ditët e fundit për lejet e dhëna për ndërtimin e HEC-ve në vend e sidomos për atë që ishte parashikuar të ndërtohej në Kanionet e Holtës.

Sipas tij, është me shumë rëndësi që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës të bëjë një skanim të plotë të të gjitha lejeve të dhëna në zonat e mbrojtura.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku  gjatë një deklarate për mediat është shprehur më herët  se aktualisht qeveria ka shumë kontrata të nënshkruara që janë jo-operative. Sipas saj, momentalisht vetëm 96 janë operative.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne do të skanojmë dhe rivlerësojmë kontratat nëse janë në përputhje me ligjislacionin dhe kriteret mjedisore apo jo. Do të bashkëpunojmë me ministrinë e Mjedisit që të mos përsëriten situata të papranueshme por të veprojmë mbi bazën e një  platforme mirëkuptimi me investitorët dhe me komunitetin,” – u shpreh Balluku ndër të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo tha se ky proces do të kryhet përmes një pune që do të bazohet mbi kriterin e përputhshmërisë ligjore si dhe kriterin i përputhshmërisë me kërkesat natyrore dhe të komunitetit.

Ministrja deklaroi gjithashtu se do të ketë skanim të plotë për çdo projekt të licensuar.

Sipas Ballukut HEC-et e vogla vërtetë mund të sjellin përfitime ekonomike por ndonjëherë sipas saj dëmet mund të jenë disa herë më të mëdha se fitimet.

Ajo lajmëroi ngrirjen e të gjitha kontratave jo-operative deri në procesin e plotë të skanimit të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?