Debati për McGonigal/ ”Ikën të flenë gjumë”, Balla braktis lidhjen live. Noka: Je një mashtrues
Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, përmes një lidhje live me “Top Story”, nuk ka lënë rast pa ironizuar opozitën për të cilën tha se edhe pse kërkoi vetë debat për çështjen “McGonigal” nuk i qëndruan deri në fund seancës në Kuvend por ikën dhe “fletën gjumë”. Por kur në lidhje u fut edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ishte Balla ai që braktisi lidhjen live.
Taulant Balla: Partitë në Maqedoninë e Veriut apo në Malin e Zi apo vende të tjera janë përfituese e një fondi 300 mln dollarë që Klemlini ka shpërndarë për parti të caktuara në përpjekje për minimin e demokracisë. Më lejoni të bëj konkluzionin. Kemi Putinin në një krahë që ka paguar para për të minuar demokracitë në vendet si Shqipëria, ndërkohë që kemi këtu Berishën i shpallur non-grata nga SHBA pikërisht për minimin e demokracisë. I kë në gjumë këta (opozitën).
Flamur Noka: E ndoqa nga fillimi deri në fund. Në politikë të jesh mashtrues, të gënjesh nga mëngjesi në darkë…
Balla: Zonja Duma unë nuk marr pjesë në debat me ata që shkojnë mbrapa, më duhet të kthehem në sallën e Kuvendit për të vijuar punën.
Noka: Ikën ai. E di pse iku ai, se gënjeu dhe tani do përballet me të vërtetën. A e patë ju sot si erdhi Edi Rama pas një muaji presioni nga ana e opozitës. Erdhi dhe çfarë. Do jepte përgjigje, do zhvillonte seancën me debat, po kur qënka kaq i pafajshëm pse ishte sot i zverdhur me hije vdekje dhe nuk iu përgjigj asnjë pyetje që kishim bërë në deputetët e opozitës?