Debati për TK/ Mblidhet komisioni i Kulturës, opozita i kërkon llogari ministres Kumbaro
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore në lidhje me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Në komisionin e Kulturës, morën pjesë edhe deputetët e opozitës. Këta të fundit do t’i kërkojnë llogari ministres për Teatrin.
Vetë aktorët por dhe sindikatat në mbrojtje të të drejtave të tyre janë bashkuar në një kauzë në mbrojtje të godinës së TK.
“Së bashku mund t’u themi JO arrogancës së politikanëve dhe oligarkëve! Së bashku qëndrojmë në këmbë! Të ndarë rrë- zohemi!”. Kjo është thirrja që Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, si dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, u kanë drejtuar gjithë shqiptarëve.
KOHA JONË SONDAZH

