Debati për urën e Ibrit/ Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo ato që po shkatërron Albini
Juristi Kreshnik Spahiu flet edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, teksa debati është nxehur shumë lidhur me urën e Ibrit, që mesa duket ka futur në sherr kryeministrin Albin Kurtin me aleatët perëndimorë. Në këtë situatë Spahiu vlerëson rolin e presidentes Vjosa Osmani, e cila mbetet besnike e partnerëve perëndimorë.
”Ka një lajm të mirë që presidentja Osmani, është rreshtuar bashkuar me investime e urave të ndërtuara nga Kosova me perëndimin. Dhe është distancuar nga ura që po shkatërron Kurti. Të shkatërrosh gjithë urat me perëndimin për një urë të mbyllur përkohësisht është një fatalitet për Kosovën. Këtu nuk diskutojmë nëse ka të drejtë qeveria e Kosovës për të hapur një urë. A duhet ta bëjë në kundërshtim me vullnetin e Quint dhe NATO, sigurisht që nuk duhet ta bëjë. Ura e Ibrit, është e mbyllur përkohësisht.
A ja vlen të krijohet konflikt i pa qenë në një moment të rëndësishëm për Kosovën? Nuk ja vlen. Tensioni mund të shkatërrojë projektin franko gjerman. Kjo për katin se forcat nacionaliste në Europë po forcohen çdo ditë. Askush nuk e di se kush mund të jetë projekti i republikanëve i Uashingtonin për Kosovën në rast se vjen Trump.
Projekt më i mirë se franko gjerman nuk mund të ketë. Trump nuk do lejojë debat dy vjeçar me Kurtin sepse është më i ashpër. Ne duhet të jem përgatitur se mund të ketë ndryshim të pozicioneve diplomatike në rajon. Nëse Kurti mbyll këto ura me perëndimin, për një urë të Ibrit, çfarë ure i mbetet Albin Kurtit? Është të minosh urat që ke ndëtuar vitet e fundit që të biesh vetë brenda”.