Debati për viktimat nga COVID-19, Ceno nga Gjermania: Këtu kryqin dhe diagnozën e vendos mjeku

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Marsela Ceno e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka treguar eksperiencën e vetë në klinikat universitare gjermane lidhur me viktimat nga COVID-19, një temë që ka ndezur arenën e politikës shqiptare ditët e fundit.

Ceno thekson se për një pacient të vdekur kryqin dhe diagnozën e kanë mjekët në Gjermani. Sipas saj mjekët aty plotësojnë dy formularë që janë çojë institucioneve përkatëse teksa janë vetë ata që përcaktojnë diagnozën nëse ka vdekur ose jo nga COVID-19.

Fillimisht tregon ajo, ndikuar nga mungesa e informacionit shumë pacientë shënoheshin se kishin vdekur nga COVID-19, kurse tashmë është reflektuar.

”Unë si mjeke shqiptare që jetoj në Gjermani dua të them keqardhjen që akuza të tilla mund t’i drejtohen mjekëve shqiptarë që janë përballur me këtë pandemi. Duket patur rastin të punoj në spitale gjermane.

Në klinikat universitare ku kam punuar, ekziston ky protokoll, kur pacienti ka pneumoni bilaterale dhe nuk ka ende rezultatin e tamponit, ne e kategorizojmë si COVID-19 pozitiv.

Në momentin që, kjo ka qenë eksperienca, kur shtrohet dhe tamponi del pozitiv, atëhere regjistrohet në qendrën kombëtare të sëmundjeve ngjitëse.

Kru pacienti vdes, plotësojmë deklaratën mjeko-ligjore, vendosim arsyen e vdekjes. Përgjithësisht pacientët që vdesin kur janë të shtruar me COVID-19 atëhere janë arsyet, por edhe që është COVID_19 pozitiv.

Plotësojmë edhe formularin tjetër që i çohet këtij institucioni. Pikërisht ky debati vdes nga apo me COVID-19, i ka detyruar 16 institucione për të bërë autopsitë. Fakti që vetëm 86% e këtyre pacientëve që kanë humbur jetën nga COVID-19, atëhere është për t’u kuptuar që ka dhe pacientë mbartës të COVID-19.

Pltoësimi i këtyre deklaratave mjeko-ligjore është përgjegjësi  e mjekut. Të vendosë kryqin dhe diagnozën kryesore.

Në muajt e parë kur pacientët fillojnë të plotësohen. Histeria, mungesa e informacionit ne vendosnim arsye kryesore COVID-19, tani ësthë reflektuar. COVID-19 është prezent.”- tha Ceno.

SHKARKO APP