Debati që shkaktoi vdekjen, Rei Meta-ndërtuesit: 7 mijë euro, dua dokumentet

Rei Meta, autori që shkaktoi vdekjen e ndërtuesit Armando Meshau doli këtë të premte para Gjykatës së Vlorës, ku mori masën e sigurisë ”arrest me burg”. Gjithçka nisi për një apartament 60 metra katrorë në Radhimë. Sipas dëshmisë së 33-vjeçarit, Meshau do të shpërblehej me shifrën 7 mijë euro.

“Kisha nënshkruar një kontratë sipërmarrjeje si komision për gjetjen e një trualli në Radhimë, ku do të ndërtonte Armando, ndërkohë që unë do të shpërblehesha me 60 m2 apartament dhe në këmbim do i jepja Armandos 7000 euro“, ka dëshmuar Meta.

Ai tregon se ndonëse kishte një kontratë me të, Armando nuk i është përmbajtur dhe prej 7-8 muajsh kishte prerë çdo komunikim me të. Rei Meta, djali i anëtarës së KLP-së Nurihan Seiti Meta rrëfen se kishte shkuar në Vlorë për të takuar një mikun e tij dhe aty kishte parë edhe Armando Meshaun, ku e kishte ftuar për kafe, por ky i fundit e kishte refuzuar duke i thënë se “kishte punë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rei Meta: Hajde pimë një kafe dhe të flasim për kontratën që kemi.
Armando Meshau: Nuk kemi se çfarë flasim bashkë.
Rei Meta: Kemi kontratën që kam për të marrë një pronë.
Armand Meshau: Ik shiko hallin se nuk më bën gjë mua.
Rei Meta: Hajde të ulemi dhe të flasim dhe të merremi me gjyqe, hajde flasim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, Meshau është futur në një internet kafe, ku ka vijuar sërish debatin.

Rei Meta: Të kam paguar për shërbimin, dua dokumentet.
Armando Meshau: Jo me mua këto muhabete.
Rei Meta: Fol pak më qetë me mua se ka dhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin.
Armando Meshau: Seriozisht e ke ti?

Referuar dosjes, Meta pasi e ka qëlluar me grusht është larguar nga vendi i ngjarjes, por u dorëzua në Polici, pasi kishte mësuar se Meshau kishte ndërruar jetë. Ai është lënë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, me akuzën “vrasje nga pakujdesia”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?