Debatoi me avokatin e Mediut, ish-përgjegjësi i depos në Gërdec: Më lini se jam i çorientuar

Dëshmitarët që u pyetën në procesin ndaj Fatmir Mediut për dosjen Gërdeci”, pranuan se procesi i demontimit të armëve ishte i pasigurt dhe ishte shoqëruar me incidente zjarresh herë pas here.

Veiz Muça, ish-përgjegjës në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec dëshmoi sot në gjyqin ndaj Fatmir Mediut se procesi i punës ishte i rrezikshëm.

Gjatë dëshmisë së tij ai është kundërshtuar nga avokati i Mediut, Ardian Visha i cili evidentoi se Muça ka dhënë dëshmi kontradiktore. Këtë përballje në seancë ai e ka pasqyruar dhe në dalje të gjyqit ku duket i çorientuar dhe nuk pranon të flasë para medieve.

“Do më lini se jam i çorientuar pak, jam i sëmurë më dhemb koka”, tha Muça.

SHKARKO APP