Dëbimi i mësuesit turk, eurodeputetja: Duhet urgjentisht një hetim i pavarur për të gjitha rastet!

Deportimi i mësuesit turk, Harun Çelik, nga Shqipëria drejt Turqisë këtë të enjte vijon ende të shkaktojë reagime. Eurodeputetja Rebecca Harms ka reaguar ashpër ndaj qeverisë shqiptare, duke dënuar dëbimin e mësuesit.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, eurodeputetja shkruan me tone të ashpra se “Kërkohet urgjentisht një hetim i pavarur i këtij rasti dhe rasteve të ngjashme të dëbimeve të shtetasve turq jashtë vendit”.

Harms është e dyta eurodeputete që reagon për dëbimin e shtetasit turk, Harun Çelik, nga Shqipëria, pas eurodeputetes Ramona Strugariu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?